Полная версия
Rikthim Në Tokë
Dera u hap me një kërcitje të butë dhe shoferi ushtarak pa jashtë për të kontrolluar që gjithçka qe në rregull. Koloneli bëri një gjest të lehtë me kokë dhe shoqëruesi prezantoi Elisën nga brenda, duke i hapur rrugën me një gjest të madh të dorës.
«Mirëmbrëma profesoreshë Hanter» tha koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e tij më të bukur. «A patët një udhëtim të rehatshëm?»
«Mirëmbrëma kolonel» u përgjigj Elisa me një buzëqeshje po aq rrëzëllitëse «Gjithçka në rregull, faleminderit. Shoferi juaj ishte shumë i sjellshëm.»
«Mund të shkoni, faleminderit» tha me një zë autoritar koloneli, duke iu drejtuar shoqëruesit, i cili përshëndeti ushtarakisht, rrotulloi takat dhe u zhduk nëpër natë.
«Një aperitiv, profesoreshë?» e pyeti koloneli, duke thirrur me një gjest të dorës baristin me mustaqe.
«Atë që keni marrë ju» u përgjigj menjëherë Elisa, duke treguar gotën e Martinit që koloneli mbante ende në dorë. Më pas shtoi «Më thërrisni Elisa kolonel, preferoj kështu.»
«Shkëlqyeshëm. Dhe ti më thirr Xhek. âKolonelâ ta lëmë për ushtarët e mi.»
Ãshtë një fillim i mbarë, mendoi koloneli.
Baristi përgatiti me kujdes Martinin e dytë dhe ia dha të porsaardhurës. Ajo afroi gotën e vet me atë të kolonelit dhe i trokitën të dyja me njëra tjetrën.
«Gëzuar » tha me gjallëri dhe ktheu një gllënjkë të mirë.
«Elisa, duhet të të them se sonte shkëlqen vërtet» i tha koloneli duke i derdhur të ftuarës së tij një vështrim nga koka tek këmbët.
«Bah, edhe ti nuk je aspak keq. Edhe uniforma madje do të ishte tërheqëse por unë të preferoj kështu siç je» i tha duke buzëqeshur me djallëzi dhe duke lëvizur pak kokën anash.
Xheku, pakëz në siklet, përqendoi vëmendjen brenda gotës që kishte në dorë. E kundroi për një çast, më pas e thau të gjithën me një frymë.
«Si thua sikur ta zhvendosim tryezën tonë?»
«Ide fantastike» thirri Elisa. «Kam një uri prej ujku.»
«Kam arritur të përgatis specialitetin e shtëpisë. Shpresoj që ta pëlqesh.»
«Jo, mos më thuaj se ke arritur që të gatuash Masgouf-in» tha e habitur, duke hapur paksa sytë e shkëlqyeshëm jeshilë. «Praktikisht është e pamundur që të gjesh troftën e Tigrit në këtë periudhë. »
«Për një të ftuar si ty nuk mund të mos bëja ndryshe përveçse të kërkoja më të mirën» tha i kënaqur koloneli, duke parë që zgjedhja e tij dukej se ishte pëlqyer prej saj. I zgjati me delikatesë dorën e djathtë dhe e ftoi që ta ndiqte pas. Ajo, duke buzëqeshur djallëzisht, ia mbajti dorën shtrënguar dhe vazhdoi ta shoqëronte për tek tryeza.
Lokali ishtë rregulluar me finesë në stilin tipik të vetë vendit. Dritë e ngrohtë dhe e mprehtë, perde të gjera mbushnin pothuaj të gjithë muret dhe arrinin deri në tavan. Një tapet i madh me motive vizatimi të Eslimi Toranjdar, vishte pothuaj të gjithë dyshemenë, kurse tapete të tjerë më të vegjël ishin sistemuar në këndet e dhomës, sikur të rrethonin gjithçka në kornizë. Natyrisht, tradita do të kishte dashur që ta konsumonin darkën të shtrirë në tokë mbi jastëkë të butë e të rehatshëm por, si një perëndimor i sjellshëm, koloneli kishte preferuar një tryezë âklasikeâ. Edhe ajo ishte e pajisur më së miri dhe ngjyrat e zgjedhura për mbulesën ishin në kombinim të përkryer me pjesën tjetër të lokalit. Një sfond muzikor në të cilin një Darbuka9 që shoqëronte nën ritmin Maqsum10 melodinë e një Oud11 , mbushte me delikatesë të gjithë atmosferën.
Mbrëmje e përsosur.
Një kamerier i gjatë dhe i hollë, iu afrua me politesë dhe, me një përkulje, i ftoi dy të ftuarit të uleshin. Koloneli akomodoi në fillim Elisën dhe u preokupua që tâi rregullonte karrigen, më pas u ul edhe ai përballë saj, dukë bërë kujdes që mos i shkiste kravata në pjatë.
«Këtu është me të vërtetë shumë bukur» tha Elisa duke vështruar përreth.
«Faleminderit» tha koloneli. «Duhet të të rrëfej që për pak pata frikë se nuk do të pëlqente. Më pas u mendova për pasionin që ke për këto vende dhe mendova se mund të ishte zgjedhja më e mirë. »
«Qëllove në shenjë!» tha e ngazëllyer Elisa duke nxjerrë në pah sërish buzëqeshjen e saj të mrekullueshme.
Kamarieri hapi një shishe shampanjë dhe, ndërsa mbushte kupat e të dyve, një tjetër erdhi me një shportë në dorë duke thënë «Sa për fillim, do të dëshironit që të shijonit një Most-o-bademjun12 ».
Dy të ftuarit u vështruan të kënaqur, morën dy kupat dhe i trokitën sërish.
Afro njëqind metra nga lokali, dy personazhe të pazakontë me një makinë të errët po merreshin me një sistem të sofistikuar përgjimi.
«E pe kolonelin si përkëdhelet me atë tarallaken? » tha njëri prej tyre duke u kukurisur me një tjetër tepër të shëndoshë që rrinte në vendin e shoferit, ndërkohë që përtypte një sanduiç tepër të madh dhe barku e pantallonat po i mbusheshin plot me thërrime.
«Ishte ide gjeniale futja e një transmetuesi në veshin e profesoreshës» iu përgjigj tjetri, shumë më i hollë, me sy të mëdhenj dhe të zinj, ndërkohë që rrufiste kafen nga një gotë e madhe kartoni ngjyrë gështenje. «Prej këtej mund të dëgjojmë në mënyrë të përsosur gjithçka që thonë.»
«Shih se mos bën rrëmujëra dhe regjistroji të gjitha» e qortoi tjetri «përndryshe do të na bëjnë që të hamë vathët për mëngjes.»
«Mos u bëj merak. E njoh shumë mirë këtë aparat. Nuk do të na shpëtojë as edhe një pëshpërimë.»
«Duhet të arrijmë të marrim vesh se çfarë ka zbuluar realisht profesoresha» shtoi trashaluqi. «Shefi ynë ka shtënë një thes më para për të ndjekur në fshehtësi këto kërkime. »
«Sigurisht nuk do të jetë e lehtë duke parë strukturën fantastike të sigurisë që ka vendosur koloneli.» Tipi i hollë ngriti vështrimin drejt qiellit me një pamje ëndërrimtare, pastaj shtoi «Nëse do të më kishin dhënë edhe vetëm një të mijtën e atyre parave, tashti do të qëndroja i shtrirë rrëzë një palme në Kubë, duke patur si shqetësim të vetëm atë të zgjedhjes së një Margarite ose të një Piña Kolada.»
«Dhe ndoshta së bashku me ca vajza me bikini që të fërkojnë me krem mbrojtës ndaj diellit» tha trashaluqi, për të shpërthyer më pas në një të qeshur buçitëse, ndërkohë që si pasojë e barkut të kërcyer, i binin poshtë thërrimet të cilat ishin depozituar më përpara.
«Kjo antipasta ishte shumë e shijshme.» Zëri i doktoreshës doli pakëz i transformuar nga altoparlanti i vogël i vendosur mbi kroskot. «Duhet të të rrëfej se me të vërtetë nuk besoja që, prapa asaj âpamjejeâ prej ushtaraku të vrazhdë, mund të fshihej një burrë i rafinuar.»
«Bahh, faleminderit Elisa. Edhe unë sâdo ta kisha menduar kurrë që një âprofesoreshëâ kaq shumë e kualifikuar mund të ishte, përveçse e bukur, edhe mjaft e afrueshme dhe simpatike.» foli zëri i kolonelit, gjithmonë pakëz i transformuar, por me një tonacion paksa më të ulët.
«Shih shih se si po flirtojnë» thirri trashaluqi nga vendi i shoferit. «Sipas meje, do të përfundojnë të dy në shtrat.»
«Nuk jam edhe aq i sigurt» pohoi tjetri. «Profesoresha jonë është padyshim tepër dinake dhe nuk besoj se një darkë e vockël dhe ndonjë kompliment i vakët mund të mjaftojnë që ajo të shkojë e të bjerë drejt e në krahët e tij.»
«Dhjetë dollarë bast që sonte do ta bëjë» tha trashaluqi duke i zgjatur dorën e djathtë kolegut.
«Ok, dakord» foli tjetri duke i shtrënguar dorën që i ishte zgjatur përpara.
Anija kozmike Theos â Objekti misterioz
Objekti që u shfaq përpara dy bashkëudhëtarëve të çuditur tashmë, me siguri që nuk ishte ndonjë gjë që natyra, madje dhe në fantazinë e saj të pamasë, mund ta kishte krijuar vetë. Ngjante si një lloj lule metalike me tre petale të gjata, pa kërcell, me një pistil në mes në formë pak konike. Pjesa mbrapa pistilit ishte në formën e prizmit hekzagonal, me sipërfaqen e bazës pak më të madhe se ajo e konit të gjendur në pjesën përballë dhe që mbështeste të gjithë strukturën. Nga të treja brinjët e barazlarguara të hekzagonit dilnin petalet në formë katrore, me një gjatësi e pakta katër herë nga ajo e bazës.
«Duket si një tip mulliri i vjetër me erë, si ata që përdoreshin shekuj përpara, në pllajat e mëdha në lindje» foli Petri, pa i hequr as edhe një minutë sytë nga objekti që ishte shfaqur në ekranin e madh.
Një drithërimë e përshkoi Azakisin mu në shpinë, ndërsa në mend i vinin disa prototipe të vjetër që Të Moshuarit i kishin sugjeruar që të studionte para se të nisej.
«Ãshtë një sondë hapësinore» pohoi me vendosmëri Azakisi. «I kam parë disa prej tyre, të prodhuara pak a shumë në këtë mënyrë, tek arkivat e vjetër të Retes» vazhdoi, ndërkohë që nxitonte të nxirrte me anë të N^COM, sa më shumë informacione që mundej lidhur me këtë çështje.
«Një sondë hapësinore?» pyeti Petri, duke u kthyer drejt shokut me një pamje të hutuar. «Dhe kur do ta kemi lëshuar?»
«Nuk besoj se është e jona.»
«Nuk është e jona? Ãfarë do të thuash miku im?»
«Dua të them se as nuk është ndërtuar dhe as nuk është lëshuar prej nesh që jetojmë në planetin Nibiru.»
Fytyra e Petrit shprehu gjithnjë e më shumë habi. «Ãdo të thotë kjo? Mos më thuaj se edhe ti beson tek ato broçkullat mbi alienët, ëëëh?»
«Nga ajo çfarë di, them se asgjë e këtij lloji nuk është ndërtuar ndonjëherë në planetin tonë. Kam kontrolluar në të gjithë arkivin e Retes dhe nuk ka asnjë lidhje me objektin që kemi përpara. As edhe tek projektet që nuk janë realizuar ndonjëherë.»
«Nuk është e mundur!» thirri Petri. «Ai N^COM-i yt duhet të jetë i çakorduar. Kontrolloje më mirë.»
«Më vjen keq Petri. Vërtet që e kam kontrolluar dy herë dhe jam absolutisht i sigurt së kjo nuk është vepër e jona.»
Sistemi i të parit me rreze të shkurtër kujdeset që të gjenerojë një imazh tridimensional të objektit, duke e rikrijuar me një saktësi të madhe deri në detajet më të vogla. Hologrami lëkundej lehtazi në mes të sallës së komandës, duke qëndruar pezull afro gjysëm metri nga dyshemeja.
Petri, me një lëvizje të dorës së djathtë, filloi ta rrotullonte ngadalë, duke hetuar me vëmendje çdo detaj të vogël.
«Dukej se ishte e përbërë nga një aliazh metalik shumë i lehtë» tha Petri, me një ton padyshim shumë më teknik, lidhur me atë çudi që e kishte pushtuar që në fillim «Ushqyesit e motorëve duhet të jenë të pajisur me tre petale, që ngjanin se ishin të veshur nga një lloj materiali i ndjeshëm ndaj dritës së diellit.» Më në fund kishte filluar që të lëvizte komandat e sistemit. «Pistili duhet të jetë ndonjë lloj antene marrëse-transmetuese dhe në prismin hekzagonal me siguri që është âtruriâ i kësaj gjëje.»
Petri luante hologramin gjithnjë e më shpejt, duke e përmbysur në të gjitha drejtimet. Papritur u ndal dhe thirri «Shiko këtu. Sipas teje, çâështë kjo?» pyeti, ndërkohë që kujdesej për të zmadhuar detajin.
Azakisi u afrua sa më afër që të mundej. «Duken si simbole.»
«Dy simbole do të thoja» korrigjoi Petri «ose më mirë, një vizatim dhe katër simbole shumë afër njëra tjetrës.»
«Azakisi vazhdonte shpejt, me anë të N^COM, që të kërkonte diçka tek Rete, por nuk ia doli që të gjente absolutisht ndonjë gjë që të kishte sadopak lidhje me atë çfarë kishte përpara.»
Vizatimi përfaqësonte një katror të përbërë nga pesëmbëdhjetë shirita gjatësorë të alternuar me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, dhe, në këndin lart nga e majta, një katror tjetër me ngjyrë blu të përbërë nga pesëdhjetë yje pesëcepësh në ngjyrë të bardhë. Në të djathtë të tij, katër simbolet:
JUNO
«Duket si një lloj shkrimi» guxoi të thoshte Azakisi. «Ndoshta simbolet përfaqësojnë emrin e atyre që kanë krijuar sondën.»
«Ose ndoshta është emri i saj» iu kundërpërgjigj Petri. «Sonda quhet âJUNOâ dhe simboli i ndërtuesve të saj është ai lloj katrori me ngjyrë. »
«Sido që të jetë, e sigurt është që nuk jemi ne ata që e kanë ndërtuar» këmbënguli Azakisi. «Mendon se mund të ekzistojë brenda saj ndonjë formë jete? »
«Mendoj se jo. Të paktën jo nga ato që ne njohim. Hapësira në kapsulën mbrapa, i vetmi vend ku mund të gjendet ndonjë gjë, është tepër e vogël për të pasur brenda një qenie të gjallë.»
Ndërkohë që fliste, Petri kishte nisur tashmë të kryente një skanim të sondës, në kërkim të çfarëdo lloj shenje jete që mund të dilte nga brendësia e saj. Pas pak çastesh, një varg simbolesh u shfaqën në ekran të cilat nxitoi që tâia deshifronte shokut të tij.
«Sipas sensorëve tanë nuk ka asgjë âtë gjallëâ atje brenda. Nuk duket që të ketë as armë të ndonjë lloji apo tipi. Me një kqyrje të parë, e ndjej të them se, ky objekt, është një lloj avioni zbulues i lëshuar për të eksploruar në mes të sistemit diellor në kërkim të kushedi se çfarë gjëje.»
«Edhe mundet» miratoi Azakisi «por pyetja që do duhet të supozojmë është: âLëshuar nga kush?â»
«Bahh» hamendësoi Petri «nëse përjashtojmë prezencën e âalienëveâ misteriozë, do të thosha se të vetmit që mund të bëjnë diçka të tillë, mund të jenë vetëm âmiqtë e tu të vjetër në tokëâ.»
«Ãfarë po thua? Por që nga hera e fundit që i kemi lënë, ata nuk ishin në gjendje që të ecnin as me kalë. Si mund të kenë arritur një nivel njohurie të këtillë brenda kaq pak kohe? Dërgimi i një sonde që sillet vërdallë në hapësirë nuk është aspak një shaka.»
«Pak kohë?» kundërshtoi Petri duke e parë drejt e në sy. «Mos harro se, për ata, kanë kaluar afro 3.600 vjet që atëherë. Duke patur parasysh se jetëgjatësia e tyre mesatare ishte maksimum pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjeç, do të thotë se kanë kaluar e pakta rreth gjashtëdhjetë breza. Ndoshta janë bërë akoma më inteligjentë se sa mund ta imagjinojmë.»
«Dhe ndoshta ishte kjo arsyeja» shtoi Azakisi, duke u përpjekur që të finalizonte mendimin e shokut «që Të Moshuarit ishin aq të merakosur për këtë mision. Ata e kishin parashikuar ose të paktën, e kishin marrë parasysh këtë mundësi.»
«Bahh, madje mund edhe të na e kishin përmendur shkarazi këtë gjë, apo jo? Sa sâmë ra pika kur e pashë atë objektin.»
«Jemi ende në planin e hipotezave» tha Azakisi ndërkohë që me gishtin e madh dhe tregues të dorës fërkonte mjekrën «por duket se arsyetimi ka kuptim. Do të përpiqem që të vihem në kontakt me Të Moshuarit dhe do të provoj që tâu shkëpus ndonjë informacion më shumë, nëse kanë. Ti, ndërkaq, përpiqu të kuptosh diçka më shumë rreth këtij mjeti. Analizo itinerarin aktual, shpejtësinë, masën, e të tjera dhe përpiqu të bësh një parashikim mbi vendmbërritjen e tij, që nga koha kur është nisur dhe të dhënat që ka depozituar. Si përfundim, dua të marr vesh sa më shumë gjëra që të jetë e mundur mbi atë që na pret aty poshtë.»
«Në rregull, Zak» foli Petri ndërsa vërtiste pezull në ajër, përreth tij hologramet tërë ngjyrë me një pafundësi numrash dhe formulash.
«Ah, mos harro të analizosh atë që e ke identifikuar si antenë. Nëse është ashtu vërtet, do të jetë në gjendje të transmetojë dhe të marrë. Nuk do të doja që takimi ynë të ishte transmetuar tashmë tek dërguesit e sondës.»
Duke e thënë këtë, Azakisi u drejtua me shpejtësi nga kabina H^COM, e vetmja në gjithë anijen me pajisjet për komunikimin në largësi të madhe, e cila gjendej midis portës tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë të moduleve të transferimit të brendshëm. Dera e pasme u hap me atë fishkëllimën e lehtë dhe Azakisi rrëshqiti brenda kabinës së ngushtë.
Kush e di pse e kanë bërë kaq të ngushtë... pyeste veten ndërkohë që kërkonte të sistemohej në një sedilje, vërtet tepër të vogël, e cila kishte zbritur automatikisht nga sipër. Ndoshta kanë dashur që ta përdornim sa më pak që të jetë e mundur... .
Ndërkohë që dera po mbyllej sërish pas shpinës, ai filloi që të formonte një seri komandash mbi panelin që kishte përpara. Duhej që të priste disa sekonda para se të stabilizohej sinjali. Papritmas, në pamjen holografike, shumë të ngjashme me atë që kishte në dhomën e vet, filloi të shfaqej fytyra e rreshkur dhe padyshim e vrarë nga vitet e të Moshuarit, eprorit të tij.
«Azakis» tha ai duke buzëqeshur lehtë, ndërkohë që ngrinte ngadalë dorën kockore në shenjë përshëndetjeje. «Ãfarë të shtyu që të thërrasësh, me kaq shumë ngut, këtë plak të shkretë? »
Kurrë nuk kishte arritur që të merrte vesh me saktësi moshën e shefit të tij. Askujt nuk i ishte lejuar që të merrte vesh informacione shumë private lidhur me ndonjë element të Të Moshuarve. Me siguri, transformime të mëdha rreth diellit kishte parë shumë. Pavarësisht kësaj, sytë e tij lëviznin me shpejtësi në të djathtë dhe në të majtë, me një gjallëri të atillë saqë as ai vetë nuk do të dinte tâi bënte më mirë.
«Kemi bërë një takim vërtet të papritur, të paktën për ne» ia nisi Azakisi pa shumë politesë, duke u përpjekur që ta vështronte interlokutorin drejt e në sy. «Gati ishim duke u përplasur me një objekt të pazakontë» vazhdoi, duke u munduar që të kapte çdo shprehje sado të vogël të Të Moshuarit.
«Objekt? Shprehu më qartë biri im.»
«Petri është ende duke e analizuar, por ne mendojmë se bëhet fjalë për një lloj sonde dhe jam i sigurt që nuk është e jona.» Sytë e Të Moshuarit u zgurdulluan. Dukej edhe ai i habitur.
«Kemi gjetur simbole të çuditshëm të gdhendura mbi të që janë në një gjuhë të panjohur» shtoi. « Po tâi dërgoj të gjitha të dhënat.»
Vështrimi i ngulët i Të Moshuarit u duk sikur humbi për një çast, ndërkohë që, me anë të O^COM-it të tij, shqyrtonte fluksin e informacioneve që i vinin.
Pas disa çastesh tepër të gjatë, sytë e tij u kthyen për tâu fiksuar me ata të interlokutorit të tij dhe, me një ton që nuk la asnjë emocion tâi shfaqej, tha «Do të mbledh menjëherë Këshillin e Të Moshuarve. E gjithë kjo supozon që konkluzionet tuaja fillestare janë të sakta. Nëse gjërat duhet të jenë vërtet kështu, ne do të duhet që të rishikojmë shumë shpejt planet tona.»
«Të presim të rejat» dhe duke thënë kështu, Azakisi mbylli bisedën.
Nasiria â Darka
Koloneli dhe Elisa po thanin tashmë kupën e tretë të shampanjës dhe ambienti padyshim ishte bërë akoma dhe më joformal. «Xhek, duhet të them se ky Masgoufi është fantastik. Do të jetë e pamundur që ta mbaroj, është jashtëzakonisht shumë.
«Vërtet, është padyshim më i miri. Duhet që të komplimentojmë guzhinierin.»
«Ndoshta do të duhej që të martohesha me të dhe ta vija të gatuante për mua» tha Elisa duke qeshur pak si shumë në mënyrë të ekzagjeruar. Alkoli tanimë po bënte efektin e vet.
«E jo, e kush vihet në rresht. Unë e para.» Guxoi me batutën duke menduar se nuk do të qe fundja aq pa vend. Elisa bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe vazhdoi që të përtypte peshkun.
«Ti nuk je i martuar, apo jo? »
«Jo, nuk kam pasur asnjëherë kohë.»
«Ãshtë një justifikim i vjetër» tha ajo duke e parë me djallëzi.
«Bahh, në të vërtetë i jam afruar më shumë se një herë por jeta ushtarake nuk është tamam e përshtatshme për martesën. Po ti?» shtoi, duke i rënë shkurt një teme që dukej se i sillte akoma siklet. «Ke qenë ndonjëherë e martuar?»
«Tallesh? E kush do të duronte që të kishte një grua që kalon shumicën e kohës duke lëvizur nëpër botë për të gërmuar nën tokë si një urith dhe që zbavitet kur përdhos varre të lashtë prej mijëra vjetësh?»
«Tamam» tha Xheku duke buzëqeshur hidhur «siç shihet nuk jemi të prerë për martesën.» Dhe ndërsa ngrinte gotën propozoi gjithë melankoli «Ta pijmë për të.»
Kamerieri erdhi duke mbajtur pak Samoons13 të sapo pjekur, duke ndërprerë fatmirësisht, atë moment trishtimi të lehtë.
Xheku duke përfituar nga ndërprerja, kërkoi që të zmbrapste shpejt një sërë kujtimesh që i kishin ardhur në mendje papritmas. Ishin gjëra që i takonin të shkuarës. Tani kishte afër vetes një grua shumë të bukur dhe duhej të përqendrohej vetëm tek ajo. Kjo gjë pastaj nuk ishte dhe aq e vështirë.
Muzika nën sfond, që dukej sikur i mbështillte me delikatesë, ishte ajo e duhura. Elisa, e ndriçuar nga tre qirinj të vënë në mes të tryezës, ishte mahnitëse. Flokët e saj kishin refleksin e arit dhe bakrit dhe lëkura ishte e butë dhe ngjyrë të bronxtë. Sytë depërtues kishin një ngjyrë jeshile të thellë. Buzët e saj të buta po kërkonin ngadalë që të ndanin një copë troftë nga shtylla kurrizore që mbante nëpër gishta. Ishte aq sensuale.
Natyrisht që Elisës nuk i kishte shpëtuar ai moment dobësie i kolonelit. Vuri kurrizin e peshkut në anë të pjatës dhe thithi, me shkujdesje të dukshme, në fillim gishtin tregues dhe pastaj gishtin e madh. Uli pakëz kokën dhe e vështroi aq furishëm saqë Xheku mendoi se zemra gati po i shpërthente nga kraharori dhe po përfundonte drejt e në pjatë.
Duke e ndjerë se nuk e kishte më kontrollin e situatës dhe mbi të gjitha të vetë vetes, koloneli menjëherë u përpoq që të merrte veten. Ishte paksa i madh për të bërë figurën e një adoleshenti të dashuruar, por ajo vajzë kishte diçka që e tërhiqte tmerrësisht.
Mori frymë thellë, fërkoi fytyrën me duar dhe guxoi duke thënë «Si thua sikur ta heqim qafe edhe këtë copëz të fundit?»
Ajo buzëqeshi, mori butësisht në duar copëzën e mbetur nga trofta, u ngrit lehtazi nga karrigia duke u zgjatur drejt tij dhe ia afroi tek goja. Në atë pozicion, dekolteja e saj vuri pjesërisht në dukje gjoksin e bëshëm. Xheku, me sa duket i sikletosur, hëngri vetëm një kafshatë të vogël, por pa arritur që të shmangë prekjen lehtë me buzë të gishtave të saj. Eksitimi i tij rritej gjithnjë e më shumë. Elisa po luante me të siç bën macja me miun dhe Xheku nuk po arrinte që tâi rezistonte në ndonjëfarë mënyre.
Më pas, me një pamje prej çupke të pafajshme, Elisa u kthye të ulej rehatshëm në vendin e saj dhe, sikur nuk kishte ndodhur gjë fare, ia bëri me dorë kamerierit të gjatë dhe të hollë, i cili iu afrua në çast.
«Besoj se është momenti për një çaj të mirë me kardamom. Si thua, Xhek? »
Ai që ende nuk e kishte marrë veten nga situata e mëparshme, belbëzoi diçka të tillë si «Bahh po, në rregull...» Dhe ndërkohë, që përpiqej të bënte përshtypje duke rregulluar xhaketën, shtoi «Besoj se bën shumë mirë për tretjen.»
Ishte i vetëdijshëm që kishte thënë një gjë qesharake por në atë moment nuk i kishte ardhur në mend asgjë tjetër më e mirë.
«Èshtë gjithçka shumë e këndshme Xhek, një mbrëmje me të vërtetë fantastike, por mos të harrojmë qëllimin për të cilin gjendemi këtu sonte. Duhet të të tregoja diçka, e mban mend?»