Полная версия
Kriteri I Leibnizit
Nuk mund të bënte asgjë; e dinte që kishte nëpër duar diçka jashtëzakonisht revolucionare, por në vend që të ishte i emocionuar dhe të shijonte lavdinë që do kishte marrë, ishte i mbushur me siklet dhe hidhërim. Zbulimi i ri ndoshta do ta çonte njerëzimin në shkatërrim, dhe librat e historisë do t’i drejtoheshin atij, Drew-së, si përgjegjësi i parë i kësaj, asaj që i kishte dhënë fillim gjithçkaje.
Por, por... ishte edhe e vërtetë që pavarësisht gabimeve të tij dhe çmendurive të tij delirante, njerëzimi kishte bërë përpara gjithsesi. Sigurisht, duke lënë nga prapa një varg të vdekurish të pafajshëm, por zhvillimi kishte vazhduar, si në arritjet teknologjike ashtu dhe në etikë. Kushedi nëse këtë herë qëniet njerëzore do kishin treguar më shumë arsye dhe respekt për tjetrin. Nuk besonte shumë, po kush ishte ai që të vendoste ç’farë ishte e mirë për racën njerëzore? Ai ishte një shkencëtar që kishte qëlluar krejt rastësisht në një fenomen të papritur dhe të jashtëzakonshëm, ose më mirë, falë këmbënguljes së nxënësit të tij fenomeni u zbulua dhe tani po përgatiteshin ta studionin. Pa Marron zbulimi ndoshta nuk do ishte bërë kurrë, duke parë rrethanat absolutisht rastësore që e kishin paraprirë, dhe njerëzimi nuk do kishte mundur ta njihte dhe ta përdorte, në të mirë dhe në të keq.
Duhej ti përkushtohej me të gjitha forcat e tij studimit të tij dhe inkuadrimit të tij në një teori që ta shpjegonte dhe ta bënte të përdorshëm. I detyrohej shkencës, Marronit dhe vetes së tij. Nëse McKintock donte ta përdorte pak për të mbështetur Universitetin, le ta bënte. Universiteti i Manchesterit për Drew-në ishte gjithçka: i kishte dhënë punë në tridhjetë vitet e fundit, një punë prestigjioze përbri shumë çmimeve Nobel; ishte shtëpia e tij për më shumë orë në ditë seç rrinte në banesën e tij të vërtetë; kolegët dhe studentët e respektonin. Falë Universitetit mund të bashkëpunonte me shkencëtarë të tjerë si ai, të lidhur me universitetet më të rëndësishme të globit. Ndihej në detyrim, dhe dhurimi i të paktën një pjese të zbulimit Universitetit i dukej një mënyrë shlyerjeje.
Tavani nuk ishte më i zhytur në errësirë siç kishte qenë për gjithë këtë kohë; zhbiroi jashtë dritares dhe pa që agimi kishte tretur tashmë natën, duke ndriçuar i mrekullueshëm dhe rritës mbi Manchesterin e tij, prelud i një agimi ndritës. Të njëjtin agim që ai po jetonte në zhvillimin progresiv të misterit shkencor që me kolegët e vetë do të përpiqeshin të kthenin në një agim po aq të ndriçuar të njohjes superiore, për njerëzimin.
U ngrit, aspak i përgjumur, dhe kuptoi që kishte një uri të madhe. Përgatiti një mëngjes të bollshëm dhe e konsumoi i kënaqur, duke menduar ndërkaq për orarin më të përshtatshëm për t’u telefonuar kolegëve që kishte zgjedhur për kërkimin. Kobayashi duhej telefonuar menjëherë, meqë në Osaka ishte tashmë pasdite. Kamaranda vinte menjëherë më pas pasi operonte në Raipur, në verilindje të Indisë. Schultzi në Heidelberg dhe Novak në Oslo ishin shumë afër tij, si zonë kohore, pra do t’i telefononte nga mesi i mëngjesit.
U vesh dhe doli përballë agimit, drejtuar për në Universitet dhe në fillim të një aventure që do ta kishte çuar ku ai nuk do kishte mundur kurrë të imagjinonte.
Kapitulli VIII
Drew arriti në studion e tij pasi kishte kaluar kopshte të zbrazëta dhe përshkuar korridorë të zbrazur. Ishte akoma shumë shpejt për të parë vërdallë studentë, të punësuar dhe profesorë, por edhe herë të tjera ai kishte shkuar që herët në mëngjes në Universitet. I pëlqente të jetonte atë moment në të cilin gjithë universiteti dukej sikur flinte në mëngjesin e mjegullt, si një përbindësh i shtrirë për të pushuar por i mbushur me fuqi që nga çasti në çast do të hidhej në veprim. Gjeti shpejt numrin e Kobayashit në bllok dhe e telefonoi. U përgjigj një zë i hollë femëror, në japonisht.
Drew u kujtua që kur e kishte takuar herën e fundit, disa muaj para një konference, Kobayashi i kishte folur për atë nxënësen e shkëlqyer afër diplomimit, Maoko Yamazaki, që po i kalonte para kohe hapat dhe do kishte arritur në diplomim parakohe krahasuar me kohën e përcaktuar. Ishte kënaqësi të flisje me një person kaq të aftë, dhe në të njëjtën kohë vlerësonte edukatën e këndshme që japonezët shprehin në bisedë. Vajzës vërtet i vinte keq që nuk po i kalonte Kobayashin, nuk shtirej hipokrizisht si do kishte bërë një perëndimor.
‘E pabesueshme.’ mendoi Drew, ‘Maoko e dinte që Kobayashi do të kthehej për pak megjithatë kishte recituar aktin e pendimit. Një perëndimor thjesht do të kishte thënë: "Prit një moment se po vjen." Kemi vërtet shumë për të mësuar nga japonezët, në lidhje me edukatën.’
Kobayashit iu bë qejfi.
Drew e dinte për fitoren e Novak kundër Kobayashit, por jo, nuk kishte një tjetër zgjidhje.
Kobayashi u dorëzua.
Drew ishte i ngazëllyer.
Drew ishte jashtëzakonisht i çliruar që kishte arritur të siguronte pjesëmarrjen e Kobayashit pavarësisht vështirësive që e dinte që do dilnin, dhe vendimi për të angazhuar Maokon, zbuluar nga kolegu, ishte karta fituese për një bashkëjetesë të pranueshme në brendësi të grupit të kërkimit.
Kultura japoneze e vendoste akoma gruan në pozitë vartëse në lidhje me burrin, prandaj ishte normale që Kobayashi nuk e shikonte me sy të mirë super të emancipuarën Jasmine Novak. Maoko do t’i kishte dhënë Kobayashit përshtypjen se është ai që përcakton kontrollin dhe në të njëjtën kohë do të ishte përballur me efikasitet me Novak, si nga ana shkencore ashtu dhe ajo njerëzore, me paqe për të gjithë dhe për arritjen e projektit.
Tani, Kamaranda-n.
Telefoni tringëlliu, pastaj një zë femëror u përgjigj direkt në anglisht:
<Është poshtë banianit duke medituar.> Dukej mjaftueshëm e bezdisur.
Drew kaloi në sulm, i paduruar.
Aspak e impresionuar, gruaja u nxeh akoma më shumë.
Drew humbi kontrollin.
Ajo reagoi, dhe që çke me të.
Drew ishte i tërbuar. E pa veten me receptorin memec në dorë; nga inati pati impulsin ta godiste mbi tavolinë si një çekiç, por morri frymë thellë, mbylli sytë dhe u qetësua shumë shpejt.
Pikërisht me nipërit e viktimave të kolonializmit duhej të përballej, atë mëngjes! Dhe sa anglishte perfekte që fliste: dukej si banore e Birminghamit! Nuk e njihte shumë historinë, por: në kohën e Gandhit, kur mesa duket të afërmit e saj kishin vuajtur represionin anglez, kishte mbret, jo mbretëreshë.
Sidoqoftë, tani si do t’ia bënte? Ajo do të futej midis atij dhe Kamarandas dhe nuk do t’ia kalonte kurrë në telefon. Dhe ai nxitonte, dreqin!
Për më tepër, gruaja duhej të kishte parë numrin në ekranin e telefonit dhe të kishte kuptuar që telefonata vinte nga Britania e Madhe: prandaj ishte përgjigjur në anglisht. Tani do të ishte vigjilente dhe të telefonoje përsëri do të kishte qenë e kotë dhe antiproduktive.
Në atë çast hyri Marron. Kishin lënë takim në orën tetë në studion e Drew-së dhe djali ishte i përpiktë. I erdhi një ide.
Drew filloi të shpresonte.
Marronit kërkesa iu duk pak e çuditshme, por duke njohur natyrën e Drew-së nuk bëri pyetje. Nxorri nga telefoni celular numrin e mikut dhe përdori telefonin fiks të Drew-së për të telefonuar.
Chatham u përgjigj menjëherë. Sapo kishte mbaruar së ndjekuri mësimin e fundit të ditës dhe qe i lumtur që do bënte një shëtitje në kërkim të Kamarandës së ndritur. E gjeti pikërisht poshtë banianit, me shprehitë e përqëndruara të një guruje në meditim. I referoi mesazhin dhe, dhjetë minuta më pas, telefoni i Drew-së po tringëllinte.
Indiani ishte një tip sintetik që shkonte drejt e në temë pa shumë zbukurime.
Drew u qetësua. Nga telashi në të cilin ishte ngatërruar, edhe pse jo plotësisht për faj të tij, kishte dalë falë zellit të dy studentëve. Ishin të zotë, ata djem.
Ndërsa ecnin përgjatë korridorit të drejtuar për tek pika e freskimit, Marron nuk i rezistoi kureshtjes:
Pika e freskimit ishte e pajisur me gjithçka të nevojshme për të përgatitur çajin klasik anglez, me disa ibrikë çaji, filxhanë të ndryshëm, furnelë për zjerjen e ujit, llojet kryesore të çajrave paraqitur si me zarf ashtu edhe me gjethe, komplete të ndryshëm, sheqer dhe një llojshëri diskrete pastash të paketuara. Nuk mund të mungonte qumështi, që shtohej rigorozisht në fund të përgatitjes. Sipas praktikuesve të ortodoksisë të çajit origjinal, anglezët kishin shkatërruar atë pije të bukur duke i shtuar qumështin, gjë mundësisht e vërtetë, po nëse atyre iu pëlqente kështu, pse të mërzitesh? Shijet janë të ndryshme: ç’farë do të duhej të thonin italianët, atëherë, meqë amerikanët gatuajnë picën edhe në zgarë?
Drew vuri ujin të zjejë, e rrotulloi paksa në ibrik për ta ngrohur në brendësi, e zbrazi dhe hodhi brenda tre lugë të vogla me Darjeeling gjethe, të preferuarin e tij: një lugë të vogël për çdo filxhan dhe një për ibrikun, sipas traditës. Shtoi ujin e përvëluar dhe e la të qetë për katër minuta, kohë e nevojshme për të arritur përqëndrimin ideal për të.
Pas pushimit u kthyen në studio dhe Drew telefonoi Schultzin. Ky u përgjigj personalisht, gjë vërtet e çuditëshme pasi që, për sa dinte ai, gjermani vinte të përgjigjej gjithnjë një nga studentët dhe dilte në telefon vetëm për çështje të rëndësisë jetësore.
Schultz u mendua një çast.
Schultzit i pëlqenin surprizat, edhe rreziku, që tani po shfaqej nga personi i fundit për t’u telefonuar: Jasmine Novak.
Drew dërgoi Marronin në sallën e kopjeve të fotokopjonte disa dispensa. Nuk donte që të ishte i pranishëm në debate të mundshme midis tij dhe norvegjezes, as që ta shikonte të vënë përpara nga ajo valkiriane. Më mirë të mos rrezikonte.
Drew dëgjoi në sfond disa fraza në gjuhën norvegjeze, pastaj receptori kaloi dorë më dorë.
Theksi nordik ishte vetëm një detaj, në atë zë të akullt si akullnajat e Rrethit Polar Arktik.
<... nga Universiteti i Manchesterit, e di. Bashkëpunëtori im më njoftoi, ç’farë kujtuat?>
‘Po fillojmë mirë.’ mendoi Drew. U përpoq të tregonte savoir-faire-in e tij më të mirë.
<Ç’farë efekti?> Novak ishte krejt trasparente ndaj lavdërimeve të Drew-së dhe kishte mbetur e ngrirë si më parë. Por, tregonte interes për efektin,dhe ky ishte tashmë një progres.
Drew ishte i përgatitur për pyetjen, por përsëri u shqetësua.
Drew ishte zverdhur. Kurrë nuk do kishte menduar për një reagim të tillë. Norvegjezja kishte shpërthyer në të qeshur vetëm me idenë që do kishte nëpër thonj Kobayashin. Çmenduri. Ajo grua duhej të kishte llogari të kripura të pa mbyllura me burrat, përderisa sillej ashtu. Sidoqoftë, kishte pranuar padyshim detyrën dhe ky ishte një rezultat që Drew nuk shpresonte vërtet ta arrinte me leverdi. E dinte që po e vinte të shkretin Kobayashi në duart e Novak, por e dinte edhe se Maoko do kishte reaguar patjetër si moderatore dhe gjërat nuk do kishin qenë pastaj edhe kaq të vështira. Megjithatë, ata ishin të gjithë shkencëtarë në këtë proçes për të studiuar një problem kompleks, e kërkimi vinte në vend të parë.
Një çast heshtjeje, pastaj norvegjezja u përgjigj pothuajse me simpati:
Drew u shqetësua përsëri po nuk e dha veten.
Drew ishte në qiellin e shtatë. Kishte arritur të formonte skuadrën dhe së shpejti do kishin filluar të punonin mbi fenomenin.