bannerbanner
Kriteri I Leibnizit
Kriteri I Leibnizit

Полная версия

Настройки чтения
Размер шрифта
Высота строк
Поля
На страницу:
2 из 15

Në një moment shuan edhe llampën e fundit të mbetur dhe monitorin e kompiuterit, për të vëzhguar efektet e mundshme optike që shoqëronin eksperimentin.

Brendësia e laboratorit ishte e errët, me përjashtim të dritës së hënës që ndriçonte dobët ambientin.

Asnjë zhurmë, përveç ventilatorit të kompiuterit që frynte mbyturazi dhe zukatjes së gjeneratorit të tensionit të lartë.

Marron ndjeu impulsin për të parë jashtë nga dritarja dhe vuri re diçka te çuditshme: fytyra që jemi mësuar të shikojmë kur vëzhgojmë hënën tani dukej sikur i vëzhgonte e habitur, sikur kjo gjë që po bënin ata të dy nuk duhej bërë.

Ose ndoshta jo akoma.

Marronin e kaploi një e dridhur, por u shkund shpejt dhe aktivizoi shkëmbimin.

Laboratori u mbyt në errësirë të plotë. Nxënësi ngriu në vend; balli iu bulëzua nga djersët.

, mërmëriti.

Si përgjigje, dëgjoi vetëm një kërcitje të çuditshme. Nuk guxonte të lëvizte. Djersa po i shtohej.

Dukej sikur koha kishte ndaluar, në atë laborator.

Gjithmonë errësirë, një ërrësirë shtypëse, si një dorë e madhe që e shtrëngonte gjithmonë e më shumë.

Tensioni ishte tashmë i patolerueshëm.

Kaloi edhe një gjysmë minuti tjetër, pastaj era në lartësi shtyu tutje renë që kishte errësuar hënën, pa dijeninë e të dyve, dhe kjo e fundit filloi të ndriçonte ftohtësisht skenën.

Marron pa nga Drew.

Profesori i moshuar i kishte sytë të shqyer, fytyrën të zverdhur si limoni, dhe me duart ishte kapur pas banakut dhe e shtrëngonte fort, me grushtat e zbardhura nga sforcimi. Ky shtrëngim shkaktonte kërcitjen që nxënësi kishte dëgjuar pak më parë. Siguria dhe vetëkontrolli i Drew-së ishin zhdukur, dhe në atë moment ky njeri shprehte vetëm një gjë: frikë.

, guxoi përsëri Marron.

Drew u duk sikur u shkund, me ngadalë.

, psherëtiu me mundim.

Djaloshi kërkoi çelësin e dritës dhe ndezi llampën. Një dritë e gjallë ndriçoi banakun. Pa thënë asnjë fjalë, shkoi tek muri dhe ndezi të gjitha dritat e laboratorit.

U duk sikur jeta po rikthehej, sikur ato çaste të tmerrshme u fshinë menjëherë nga gjithë ajo dritë. Drew u ngrit nga karrigia dhe bëri disa hapa. Pastaj fshiu ballin me një shami.

Marron u kthye tek banaku dhe vëzhgoi piastrën e eksperimentit. Lënda ishte zhdukur, si gjithmonë. Asgjë nuk ishte ndryshe. Nxënësi pa nga profesori, që ndërkaq ishte duke u kthyer në vendin e tij. Shikimet e tyre u kryqëzuan, dhe të dy kuptuan që në atë moment dramatik kishin provuar të njëjtat ndjesi.

, Drew fliste, i pasigurtë, duke u përpjekur të merrte veten.

, Marroni aprovoi, jo shumë i bindur, por e ndjente se, si njeri racional që e mbante veten, duhej të ishte siç thoshte profesori i tij, më i moshuar dhe më i ditur.

Të dy rinisën punën e tyre, por, jo pa një hezitim të vogël fillestar.

Parametrat në kompiuter ishin njëzet e tetë, dhe në orën dy të natës Marron e Drew mbaruan provat. Kishin shënuar gjithçka, kishin ruajtur të gjitha të dhënat që kishin përdorur, dhe sytë e tyre të zmadhuar nga tensioni, me rrathë të zinj dhe rrema gjaku nga sforcimi pamor që kërkonte eksperimenti shprehnin një lodhje të pathënë, bashkë me dritën e një fitoreje që pak herë në jetë një njeriu i lejohet të provojë.

Incidenti ishte harruar tashmë.

Kapitulli III

Duke parë orën, Drew mendoi që do kishte qenë e patakt të kthente Marronin në godinat e studentëve, të vetmuar dhe të sfilitur, me gjithë atë që djali kishte fituar për të dy.

, u përgjigj mirënjohës djali i rraskapitur.

Për të mos lejuar që ditën tjetër dikush të ngacmonte qoftë edhe padashje eksperimentin, Drew ngjiti në anën e jashtme të derës së laboratorit një fletë të zhgarravitur në moment, që thoshte: ‘LABORATOR I INFEKTUAR NGA BUBURRECA. MOS HYNI!’, pastaj hipën në makinën e Drew-së dhe shumë shpejt mbërritën në vilën e vogël, që ndodhej sapo dilje jashtë perimetrit të Universitetit.

‘Falë Zotit banon afër…’, mendoi Marron, qoftë për arsyen që profesori kishte ardhur shpejt në laborator, atë mbrëmje, qoftë dhe për faktin që ndihej aq i lodhur dhe sytë po i mbylleshin. Kishte absolutisht nevojë të flinte.

Ngjitën rruginën që të çonte tek hyrja dhe Drew u hallakat paksa me çelësat, më në fund hynë brenda.

I zoti i shtëpise e çoi nxënësin në dhomën e së motrës dhe i dha indikacionet kryesore në lidhje me shërbimet e kuzhinës, pastaj propozoi:

Nxënësi pothuajse nuk rrinte dot më në këmbë nga gjumi, por duhej edhe të pranonte që i kishte nervat shumë të tendosura, dhe kjo gjendje mund ta kishte mbajtur zgjuar për gjithë natën.

Ndërkohë nuk kishte ngrënë darkë, po në atë orë kush kish dëshirë për të ngrënë, e sidomos të përgatisnin? Të mos haje një vakt nuk ishte fundi i botës, për të, pra iu bashkua profesorit.

Për nja një çerek ore ishin të zhytur në kolltukët e sallonit me një wisky të mirë në duar. Nxehtësia e këndshme e gllënjkave të para i kishte çtensionuar goxha tashmë, dhe biseda ishte e qetë.

, po thoshte Drew,

, Drew i drejtohej Marronit me ton prindëror, i kënaqur me rezultatet e djaloshit.

, u përgjigj i buzëqeshur Marron duke mbaruar likerin e tij.

, iu bashkua Drew,

Drew e vëzhgoi i kënaqur.

Ai djalë ngjyrë çokollatë kishte patur fatin dhe mprehtësinë të kapte një fenomen që do të kishte mbetur i panjohur për njerëzimin për kushedi sa kohë, ndoshta përgjithmonë.

‘Një pikë tjetër për të zinjtë.’, mendoi, ‘Duhej. E kanë merituar. Vafshin në djall ata që donin ti diskriminonin. Bota po fillon të rrotullohet nga kahu i duhur, fatmirësisht dhe besoj që…’, Drew u shkund, duke u kujtuar që whisky reklamonte taksat e veta.

Pas pak Drew ishte në shtratin e tij, i vetmuar si gjithmonë, në jetën e tij prej beqari.

Kishte njohur gra, shumë kohë më parë, por kishin qenë veç miqësi ose diçka më shumë. Ai nuk e kishte thelluar më tepër lidhjen, dhe ato pas pak kohe e kishin lënë, duke menduar se nuk nxirrje gjë nga një tip i tillë që dukej se e kishte gjithmonë kokën mes reve.

Sigurisht që fizika zinte gjithë jetën e Drew-së, por ai ishte edhe një burrë, pavarësisht gjithë të tjerave, dhe arsyeja e vërtetë për të cilën nuk kishte ndritur gjë në fushën sentimentale ishte e motra.

Timorina Drew kishte jetuar gjithmonë me të.Te të pesëdhjetat, dhjetë vite më e re se i vëllai, edhe ajo nuk ishte martuar, dhe kujdesej për të dhe për shtëpinë në një mënyrë aq shembullore saqë Drew ndihej mirënjohes në mënyrë të pavullnetshme për atë që ajo bënte. Gjallëria e të motrës e lejonte, në fakt, ti kushtohej plotësisht punës së tij, gjë që normalisht nuk e shpaguante plotësisht.

Pra Drew kishte evituar të merrtë një grua sepse, pa vetëdije, kishte frikë se kjo grua nuk do të kishte qenë në lartësinë e së motrës dhe do ta kishte kufizuar në punët e tij, diçka e pakonceptueshme për të. Ndërkaq gruaja e mundshme mund të kishte hyrë në grindje me Timorinën, dhe edhe kjo gjë do t’i dukej e padurueshme pasi ndaj të motrës ndjente një detyrim të madh dhe drejt gruas do ti duhej të kishte kujdesjet e një bashkëshorti. Do të ndodhej në një qorrsokak dhe nuk do dinte si të dilte.

Me pak fjalë, Drew kishte komplekset e tij dhe kjo nuk ia bënte jetën të lehtë, edhe pse ai ende nuk e kuptonte.

Timorina, në fakt, i bënte presion psikologjik, si shumë gra dinë të bëjnë pa e kuptuar burrat, dhe e detyronte të bënte disa punë të vogla që ajo thjesht nuk kishte dëshirë t’i bënte, duke ia shfaqur Drew-së si punë ‘që vetëm ti di t’i bësh mirë’.

Një nga këto ishte prerja e barit në livadh, përballë vilëzës.

Kishte një sipërfaqe rreth dyqind metra katrorë dhe me barprerësen që kishin blerë duhej rreth një orë. Nuk ishte shumë, por kohët e fundit e motra e vinte në punë të dielën në mëngjes, për atë një moment i shenjtë gjatë të cilit do të kishte dashur të shplodhej plotësisht dhe të rrinte në kolltuk të dëgjonte muzikë klasike. Deri disa muaj më parë ai e korrte barin të shtunave pasdite, por që atëherë Timorina kishte filluar të ftonte shoqet, që më parë i ftonte të dielave, pikërisht të shtunave, dhe thoshte se nuk mund të pihet çaji me zhurmën e korrëses së barit në punë!’.

Drew ishte përshtatur por në javët e fundit kjo gjë po bëhej e padurueshme, dhe kishte patur një ide.

Kishte menduar që, si profesor fizike që ishte, do kishte mundur të ndërtonte një dispozitiv që të ishte në gjendje të digjte menjëherë barin e livadhit mbi një lartësi duke marrë kështu një rezultat të ngjashëm me atë të kositjes.

Drew mendonte se duke patur një model të përshtatshëm konduktorësh në livadh dhe duke gjeneruar një fushë elektrike me fuqi të lartë duke filluar nga, të themi, pesë centimetra mbi barin, ky do të digjej në një farë gjatësie, duke përfituar ekuivalentin e një prerjeje të korrëses.

Nuk kishte marrë parasysh, pafajësisht, që së motrës nuk do t’i shpëtonin shenjat e djegjeve në majë të fijeve të barit, dhe atij do ti duhej ti rikthehej përsëri kositëses së barit.

Megjithatë nga gjithë kjo kishte lindur dispozitivi që prehej në banakun e laboratorit.

Sikur ta kishte ditur që ‘shoqja nga Leeds’, që prej disa kohësh Timorina vizitonte të djelave, dhe këtë rradhë edhe për gjithë fundjavën si dhe të hënën, ishte një burrë simpatik i moshës së mesme që në këtë moment po bënte një gjimnastikë të këndshme me motrën e tij, në një shtrat të bukur treçereksh!

Kapitulli IV

Marron u zgjua herët, në agim. Normalisht në mëngjes nuk kishte asnjë vështirësi për t’u ngritur, dhe edhe këtë herë, pavarësisht lodhjes së natës, nuk ndryshoi. Por qëndroi edhe pak në shtrat, për të peshuar ç’farë kishte ndodhur, dhe filloi të pyeste veten se ku mund t’i çonte mjeti materialet e shkëmbyera. Ndoshta në një faltore japoneze? Apo në një shkretëtirë australiane? Ose ndoshta në një fshat të largët afrikan?

, përfundoi në mënyrë filozofike.

Zbriti në kuzhinë dhe gjeti Drew-në që po përgatiste një mëngjes të bollshëm për të dy.

U përshëndetën dhe iu sulën me shije të dy vezëve me pançetë, të shoqëruara me nga një çaj të mirë.

Gjatë vaktit folën pak, pasi koha nuk mjaftonte.

Pasi mbaruan mëngjesin, Drew i telefonoi sekretares së Universitetit për ta njoftuar që do të vonohej.

Ndërsa Marron nuk kishte mësim atë mëngjes, pra ishte i lirë.

U përgatitën dhe dolën.

Fillimisht shkuan tek një noter mik i Drew-së. Pas shpjegimeve të shkurtra, përgatiti një dokument në të cilin deklarohej që në atë datë zotërinjtë Lester Drew dhe Joshua Marron kishin zbuluar një efekt të ri fizik, i cili përshkruhej në mënyrë të përgjithshme, dhe që ky efekt ishte prodhuar nga një pajisje ndërtuar nga Drew dhe përshtatmërisht rregulluar nga Marroni. Macja nuk përmendej.

Pasi firmosën sipas rregullit të dy hipën në makinë dhe Drew ngau makinën deri në parkimin afër zyrës së rektorit.

Njoftuan mbërritjen dhe pak minuta më vonë hynë.

Rektori McKintock jetonte në atë zyrë në mënyrë spartane dhe pa stoli. Vetëm gjërat kryesore dhe më të nevojshme lejoheshin në atë ambient. Vetë pamja e rektorit përçonte qetësi dhe efikasitet.

, vetëm një shikim Marronit, pa asnjë përshëndetje.

Thelbi i konfirmimit të Drew-së bëri që balli i rektorit të rrudhej, duke prishur maskën e ftohtë që ishte mësuar të paraqiste në vendin e punës. Ajo maskë duhej të shprehte vetëkontroll dhe kontroll të plotë mbi gjithçka dhe për çdo gjë, dhe ishte një ndihmë për të ruajtur shkallën hierarkike në rregullin e duhur.

McKintock e dinte që Drew ishte i zoti, por nuk priste që, në të gjashtëdhjetat, fizikanti të prodhonte diçka të veçantë, pas një jete të harxhuar në hijen e mësimdhënies dinjitoze por anonime.

Rektori ishte profesor i letërsisë së vjetër dhe fizika për të ishte një botë pa peshë dhe e pakuptueshme. Konceptet si hapësirë-kohë, relativitet apo edhe strukturë e atomit për të ishin të panjohura.

Mendoi se e kuptoi atë që Drew kishte thënë, dhe e pa me një hije sarkazme, pastaj morri në të njëjtën kohë nga tavolina një kapesë dokumentash dhe një mbajtëse syzash, kryqëzoi krahët dhe iu këmbeu vendet.

, Drew i njihte boshllëqet shkencore të McKintock-ut dhe i njihte edhe prirjet e tij për sarkazëm, dhe kishte vendosur t’iu përgjigjej rimave të tij.

, rektori ishte konfuz.

, e nxiti Drew,

, McKintock kishte marrë kontrollin e situatës.

Drew e kuptoi pak si vonë që fjala ‘mendojmë’ e kishte bërë të humbiste avantazhin që kishte mbi rektorin, dhe ky mund të ishte një problem.

Ndërkohë u dëgjua një trazirë në sekretari. Një derë e përplasur, hapa të kujdesshëm dhe një zë i mprehtë femëror që sulmonte sekretaren, pastaj përsëri hapat e kujdesshëm, me shumë tik-take të takave, dhe dera e rektorit që hapej papritur, me profesoreshën Bryce që hynte si një tërbim dhe drejtohej me vendosmëri tek tavolina, pa dashur të dijë për miqtë.

Nëpërmjet derës së hapur, sekretarja e tronditur hapi krahët dhe tundi kokën, duke i komunikuar rektorit që nuk kishte mundur ta ndalte.

, ia filloi gruaja me zërin që i ndryshonte, pothuajse duke gërthitur,

Profesoresha vringëlloi një qese plastike transparente, në të cilën kishte disa objekte me ngjyra të ndryshme.

Gjatë këtij monologu, Marron dhe Drew ishin zbardhur papritur: në fakt në përbërësit e qeses kishin njohur materialet që kishin shkëmbyer gjatë natës. Misteri i piketimit të instrumentit ishte zgjidhur, por tani kishin një problem më të afërt.

McKintock kishte mbetur i pandjeshëm përballë zemërimit të Bryce, në fakt shakara të tilla ndodhnin me një frekuence të matur dhe mendonte se ky ishte një nga rastet e shumta, duke mos qenë në gjendje të lidhte zbulimin e Drew-së me objektet e skandalit.

Drew nuhati situatën, por pa edhe që profesoresha ishte shumë e zemëruar për të pranuar sqarime: donte vetëm hakmarrje. Prandaj e la që rektori të vendoste vetë.

McKintock morri një shprehje aprovimi të rreptë.

Bryce pranoi përgjigjen me një gjest të thatë miratimi, pastaj u rrotullua mbi taka dhe me hapa të mëdhenj doli nga zyra duke u drejtuar në klasën e biologjisë, lënda e saj, për t’ju imponuar ndëshkimin e saj personal studentëve të vitit të dytë që kishin një provim me shkrim. Do t’u jepte atyre një detyrë të vështirë dhe do ta vlerësonte në mënyrë që t’ju prishte mesataren të gjithëve.

Ata djem do të ishin viktimat e para te Shkëmbimit.

Në zyrën e rektorit, ndërkaq, atmosfera po kthehej në normalitet, pas asaj ndërprerjeje të furishme, dhe Drew morri fjalën.

Rektori pa Drew-në me pamje pyetëse.

McKintock ndryshoi plotësisht shprehje, u përpoq të përmbahej, por në pak sekonda filloi të qeshë gjithë kënaqësi, dhe si Drew dhe Marron iu bashkuan pa u përmbajtur.

, rektori u bë blu nga të qeshurat.

, ia ktheu Drew.

Marron qeshte në mënyrë të hallakatur, duke mbajtur barkun me dorë.

Kukurisja e përgjithshme zgjati disa sekonda, pastaj gradualisht iu kthyen normalitetit.

McKintock ishte i pari që foli.

pa profesorin e fizikës me pamje provokuese,

Drew nuk iu përgjigj provokimit, duke u mjaftuar të ngrinte lart vetullat si i çuditur.

, e ndërpreu rektori.

Drew mbeti për një çast i paralizuar. Nuk e priste një sjellje të tillë. Ai e kishte menduar shkencën si diçka për t’u ndarë me të tjerët, në mënyrë që njerëzimi të mund të zhvillohej sa më shpejt të ishte e mundur dhe në mënyrë harmonike, për interesin e përbashkët. Duhet të luftonte.

, sulmoi me inat sapo morri veten, , kërkoi një shembull që rektori të mund ta kuptonte, <…nëse Guglielm Marconi të mos kishte ndarë me të tjerët shpikjen e radios. Tani nëse ti do doje të blije një radio do duhej të shkoje tek pasardhësit e tij, gjithmonë nëse prodhojnë akoma radio, ose të heqësh dorë dhe të gjesh diçka tjetër që të të bëjë shoqëri ndërsa udhëton për në Liverpool kur shkon tek mikesha jote. Për shembull një carillon.>

McKintock nuk u dekurajua.

Drew ishte konfuz. Nuk kishte menduar për këto mundësi dhe tani po fillonte të kuptonte pikëpamjen e rektorit, por kjo nuk e hutonte nga kryqëzata e tij për shkencën.

, përfundoi Drew me vendosmëri.

Rektori peshoi me kujdes argumentat e Drew-së, dhe në fund u bind që për të nxjerrë para nga dispozitivi ishte e nevojshme të dihej si funksiononte dhe përse funksiononte.

Drew nuk ishte i kënaqur. Ishte një idealist dhe nuk arrinte të konceptonte që çdo gjë të lidhej me paranë e kotë.

, filloi me ton të hidhur, por McKintock e ndërpreu.

, vendosi në mënyrë të vetme.

На страницу:
2 из 15